Home / Lajme / FC Kosova Zürich, klubi i vetëm shqiptar që do të na përfaqëson në Kupën e Zvicrës, të Dielën ndeshja e parë

FC Kosova Zürich, klubi i vetëm shqiptar që do të na përfaqëson në Kupën e Zvicrës, të Dielën ndeshja e parë

Cyrih, me 12 Gusht 2017

FC Kosova Zürich është klubi i vetëm shqiptar që garon në mesin e 64 ekipeve në Raundin e parë të Kupës së Zvicrës, ku do të zhvillohen 32 ndeshje, transmetojnë ekskluzivisht Radio Vala dhe Albsport.ch.

Ndeshjen e parë FC Kosova do ta luaje ndaj ekipit nga Liga e Dytë të Neuchatel-it, FC Béroche-Gorgier. Loja do të luhet të Dielën me 13 Gusht 2017, me fillim në ora 15:00, në Bord du Lac St Aubin, St Aubin.

Sezonin e shkuar, ishte FC Iliria Solothurn, ekipi shqiptar që luajti dy raundi, në raundin e pare e futoi FC Grenchen-in, ndërsa në të dytin u mund nga FC Schaffhausen-i.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,853 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje