Home / Lajme / Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Sukses historik i FC Kosovës së Cyrihut, kualifikohet në Raundin e 2-të të Kupës së Zvicrës

Neuchatel, me 13 Gusht 2017 Debutimin historik në Xhiron kryesore të Kupës së Zvicrës në Futboll, FC Kosova e Cyrihut e ka shpërbleyer edhe me një tjetër sukses historik, duke u kualifikuar në Xhiron e 2-të të kësaj Kupe, në mesin e 32 ekipeve, ku kryesisht bëjnë pjesë ekipi nga Super Liga dhe Challenge Liga, shkruajnë Radio Vala dhe Albsporch.

Në ndeshjen e Xhiros së parë, 1/32 Finale, FC Kosova me rezultat 1:4 ka mundur FC Béroche-Gorgier I nga Neuchatel-i.

Me gjithë se pritej një ndeshje më e lehtë, FC Kosova vetëm pas vazhdimit të ndeshjes nga 15 minuta, ka siguruar vendin në Raundin e 2-të. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 0:0.

Golat e parë të barazimit u shënuna në minutën e 67 nga Arben Buqaj, ndërsa vendasit barazojnë katër minuta më vonë, në të 71-ën.

Me rezultat 1:1 mbyllet koha e e rregullt.

Në lojën shtesë, FC Kosova shpërthen duke shënuar tre gola, Rexhep Thaqi ngriti epërsinë në 1:2, Arben Buqaj shënoj golin e dytë personal, të tretin për ekipin dhe Shqiprim Alija e mbylli me golin e katër në minutën e 116.

“Në Kupën e Zvicrës kemi luajtur disa herë, ama asnjeherë në Xhiron kryesore, pra në mesin e 62 ekipeve më të mira në Zvicer”, theksoi pë Radio Vala dhe Albsport, kryetari i FC Kosovës, Arsim Hyseni.

Në Raundin e 2-të, me 16 Shtator, FC Kosova në Cyrih do të përballet me FC Rapperswil-Jona nga Challenge League. Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,104 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Referendumi

Integrimi miq, nuk do të thotë vetëm lehtësi vizash e punësimesh jashtë, por përqafim dhe …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: