Home / Lajme / Talenti Shqiptar, Valon Fazliu edhe tre vite te Grasshopper Club Zurich

Talenti Shqiptar, Valon Fazliu edhe tre vite te Grasshopper Club Zurich

Cyrih, me 13 Gusht 2017
Ekipi Grasshopper Club Zurich, ka zgjatur Kontratën edhe për tre vite, deri në vitin 2020, me futbollistin shqiptar, Valon Fazliu, transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Mesfushori ofanziv, Valon Fazliu i ka kaluar të gjitha nivelet në Grasshopper Club Zurich dhe sezoni 2016/17 me U21 ishte i suksesshëm për të, ku ai realizoi 17 gola në llogarinë e tij.

Drejtori sportiv i GC Mathias Walther për rinovimin e Valon Fazliut ka thënë: “Përveç sezonit tij të madh 2016/17 në U21, Valoni tërhoqi vëmendjen për veten e tij me shfaqje të forta në fazën përgatitore”, ka thënë Walther.
Nga FC Grasshopper Club Zurich janë të kënaqur që kanë marr Valon Fazliun, një talent të ri në ekipin e parë.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch
Foto: Grasshopper Club Zurich

3,904 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

KF Gostivari fituese ndaj mysafirëve nga Dubai, Masfout Sport Club

Gostivar, me 16 Gusht 2017 Klubi Futbollistik Gostivari ka fituar në miqësoren e fundit para …

Lini një Përgjigje