Home / Lajme / Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të nominuar për dy çmimet vjetore në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të nominuar për dy çmimet vjetore në Zvicër

Bernë, me 13 Gusht 2017

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) është këtë vit do të nderoj protagonistët, futbollistët dhe futbollistet më të suksesshëm të Zvicrës, golat më të bukur.

Për dy nga dhjetë çmimet kryesore të nominuar janë dy nga futbollistët më të mirë zë Zvicrës, futbollistët Shqiptar, Xherdan Shaqiri si një nga tre të nominuarit për Golin më të bukur të Vitit (Shaqiri është zgjedhur me golin e shënuar ndaj Bjellorusisë) dhe Granit Xhaka si njëri nga tre të nominuarit për Lojtar më të mirë të Vitit (si një lojtarët i padiskutueshëm në Kombëtaren e Zvicrës dhe fitues i Kupës së Anglisë me Arsenal-in) , transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Votimi do të mbyllet sot me 13 Gusht 2013, në ora 23:59. Çmimet e fituesve do të ndahen me 28 Gusht në ora 20:00

 

Do të ndahen çmime në dhjetë Kategori:
Credit Suisse Lojtari i Vitit – Mashkull (Lojtari i Kombëtares më i miri i sezonit më i mirë i Kombëtares) – përcaktohet nga Publiku
Credit Suisse Lojtare e Vitit – Femër (Lojtarja e Kombëtares më e mira e sezonit) – përcaktohet nga Publiku
Credit Suisse Fillestari më i mirë i Vitit (Talenti më mi madh i ri nga përfaqësuesja e ekipeve zvicerane, Meshkuj dhe Femra) – përcaktohet nga Juria
Credit Suisse Ekipi i Kupës i Vitit (Ekipi me koeficient golash më të mirë) – përcaktohet nga Juria
Helvetia Schweizer Cup Ekipi i Vitit (Ekipi më i mirë në Helvetia Schweizer Cup) – përcaktohet nga Juria
Helvetia Schweizer Cup Goli i Zvicrës (Goli më i mirë Vitit në Helvetia Schweizer Cup) – përcaktohet nga Juria
Trajneri i Vitit (Trajneri më i mirë Kombëtar dhe Ekipeve në Kupë, bester Trainer aller National- und Cupteams, meshkuj dhe femra) – përcaktohet nga Juria
Goli më i Hijshëm i Vitit (Goli më i Hijshëm nga ndeshjet e Ekipit Kombëtar, ndeshjet e Helvetia Schweizer Cup, Ligat Amatore, Futboll nga baza, Futbolli Junior etj) – përcaktohet nga Publiku
Gjyqtari i Vitit (Gjytari më i mirë Zviceran, Meshkuj dhe Femra) – përcaktohet nga Juria
Suva Ekipi Ferplej i Vitit (Fitues i Suva Fairplay – Trofeut) – tanimë e përcaktuar

 

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

1,432 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

(Video) FC Kosova e Cyrihut të Dielën kundër AC Bellinzona kërkon fitoren e tretë në Kampionat

Cyrih, me 18 Gusht 2017 Pas dy fitoreve të radhazi në Kampionat, në Ligën e …

Lini një Përgjigje