Home / Lajme / Edhe 11 ekipe shqiptare këtë fundjavë e fillojnë sezonin futbollistik në Zvicër

Edhe 11 ekipe shqiptare këtë fundjavë e fillojnë sezonin futbollistik në Zvicër

Bernë, me 18 Gusht 2017
Sezoni i ri futbollistik 2017/18 këtë fundjavë fillon edhe për njëmbëdhjetë ekipe shqiptare të futbollit që garojnë në liga të ndryshme të Zvicrës, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Pesë ekipe, ndeshjen e parë do ta luajnë para publikut vendas dhe pesë të tjerë si mysafir.
Vijon radhitja e ekipeve sipas ligave më të larta ku garojnë:

FC Eagles Aarau, në Ligën e Dytë të Aargaut, me 19 Gusht si mysafir ndaj FC Gontenschwill (ora 19:30)
FC Diaspora Jura, në Ligën e Tretë Bern/Jura (Grupi 8), me 20 Gusht ndaj FC Glovelier (ora 17:00)
FC Tetova Zürich, në Ligën e Tretë të Rajonit të Cyrihut (Grupi 2), me 20 Gusht ndaj FC United Zürich (ora 12:00)
KF Iliria Aarau, në Ligën e Tretë të Rajonit të Aragaut (Grupi 2), me 23 Gusht si mysafir ndaj FC Neunhof (ora 20:00)
FC Iliria Payerne, në Ligën e Tretë të Rajonit të Vaud-it (Grupi 3), me 20 Gusht si mysafir ndaj FC Azzurri 90 LS (ora 10:30)
FC Albania Zürich, në Ligën e Katërt të Rajonit të Cyrihut (Grupi 6), me 20 Gusht ndaj FC Italia Zurigo (ora 11:30)
KF Dardania St. Gallen, në Ligën e Tretë të Zvicrës Lindore (Grupi 3), me 20 Gusht ndaj FC St.Otmar (ora 12)
FC Bashkimi Vevey, në Ligën e Katërt të Rajonit të Vaud-it (Grupi 7), me 20 Gusht si mysafir ndaj FC Roche (ora 10:30)
FC Bashkimi (Siebnen 3), në Ligën e Katër të Rajonit të Cyrihut (Grupi 3), me 20 Gusht ndaj FC Bosna Zürich (11:30)
KF Labinoti – FC St. Otmar, me 19 Gusht ora 18:30
FC Tetova Basel, në SFS Serie B në Zvicrën Lindore, me 19 Gusht si mysafir ndaj FC Caipiranha Reinach (ora 14:30)

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,763 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alban Pnishi nga Zvicra transferohet në Izrael te Bnei Sakhnin

  Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Alban Pnishi nga kampionati zviceran, Super Liga është transferuar në …

Lini një Përgjigje