Home / Lajme / Mbrojtësi i ri gostivaras, Neki Haziri i bashkohet FC Kosovës së Cyrihut në Zvicër (Video)

Mbrojtësi i ri gostivaras, Neki Haziri i bashkohet FC Kosovës së Cyrihut në Zvicër (Video)

Cyrih, me 19 Gusht 2017

Klubi i Futbollit Gostivari, nga Shkolla e futbollit ka nxjerrë edhe një talent të radhës. Pas Roni Sinanit dhe Imran Fetait të cilët iu bashkëngjiten KF Shkëndisë së Tetovës, së fundmi nga klubi gostivaras ka kaluar edhe talenti Neki Haziri, transmetojnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Neki Haziri tani është pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptar në Zvicër, FC Kosovës së Cyrihut.

“Pasi qe erdha te FC Kosova, ndjehem shumë i lumtur sepse më pëlqen Futbolli zviceran. Zvicra është një shtet që më ka pëlqyer qysh i vogël”, u shpreh për Radio Vala dhe Albsport.ch, futbollisti Neki Haziri.

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari, Neki Haziri me Futboll ka filluar të stërvitet që në moshën 9 vjeçare, në KF Gostivar. Ai ka luajtur prej grupmoshave të të vegjëlve dhe në fund ka qenë pjesë e grupmoshave të vitit 2001. Haziri ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore për Reprezentacionin e Maqedonisë, U15.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

3,832 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Talenti shqiptar i FC Biel/Biennit, Auron Murtaj (Video)

Auron Murtaj 01.01.2008 ( 10 Vjet ) Madhësia: 1.45m Klubi aktual : FC Biel / …

Lini një Përgjigje