Home / Lajme / Alma Pollozhani fiton vendin e dytë me Zvicrën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Irlandë

Alma Pollozhani fiton vendin e dytë me Zvicrën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Irlandë

Irlandë, me 18 Gusht 2017

Karateistja shqiptare në Zvicër, Alma Pollozhani ka arritur ta fitoj vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Karatesë Tradicionale të mbajtur në Limerick të Irlandës me 18 Gusht, transmetojnë ekskluzivisht Radio Vala dhe Albsport.ch.

Rezultati i Almës është më i miri për Zvicrën nga ky Kampionat. Alma Pollozhani ka fituar vendin e dytë, ndërsa garuesja tjetër zvicerane, Isenegger Leoni vendin e tretë.

“Kam fituar katër garuese dhe në finale humba ndaj karateistes belge. Jam fituese e vendit të dytë në kategorinë Kumite 19-21 vjeçare për femra. Ndjehem shumë mirë, erdhëm në Irlandë me një ndjenje shumë të mirë dhe me një dëshirë shumë të madhe për te arritur një vend ndër 3 me te mirat”, tha Alma Pollozhani, e cila është 19 vjeçare dhe vjen prej qytetit të Strugës dhe me Karate ushtron tash e dhjetë vite.

Në JKA World Championship në Irlandë kanë marr pjesë garues nga 52 shtete të botës dhe garat janë zhvilluar nga data 17-20 Gusht 2017.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,221 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Nuri Seferi me 22 Dhjetor rikthehet në Ring

Bern, me 15 Nëntor 2017 Boksier Nuri Seferi pritet ta zhvilloje ndeshjen e fundit të …

Lini një Përgjigje