Home / Gostivar / Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia në Gostivar, Investim i Komunës

Parket profesional basketbolli në Palestrën Sportive Rinia në Gostivar, Investim i Komunës

Gostivar, me 31 Gusht – 2017

Pas kalimit të skuadrës së basketbollit Gostivar – 2015 në ligën e parë, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me bizneset lokale kanë mundësuar nisjen e projektit për shtrimin e fushës së basketbollit në Palestrën Sportive Rinia.

Ky ishte një premtim i para pak muajve ndaj skuadrës, i Kryetarit të Komunës Nevzat Bejta.

“Kur kryesia e klubit të basketbollit Gostivar – 2015 më vizitoi në Komunë pak muaj më parë, për të njoftuar zyrtarisht për suksesin e kalimit në ligën e parë, më dhuruan dresin me numrin 1. Kjo, natyrisht, ishte përgjegjësi e madhe për mua pasi, edhe pse në mënyrë simbolike, u bëra pjesë e skuadrës. Dhe kush nuk bën çdo gjë për skuadrën e vetë?!” tha për mediat z. Bejta.

Ai tha se projekti për vendosjen e parketit të basketbollit në Palestrën Sportive Rinia nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bizneseve dhe shtoi se Komuna do të vazhdojë përkrahjen për skuadrën.

“Ky investim, me mjete nga komuna dhe bizneset e qytetit, është vetëm koshi i parë që ne si Komunë duam të shënojmë për skuadrën tonë. I urojmë Gostivarit – 2015 suksese dhe u themi se Komunën dhe qytetin i kanë pranë në çdo përballje që do të keni,” tha kryetari i Komunës.

Investimi kap vlerën e 60 mijë eurove.

2,761 total views, 4 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje