Home / Gostivar / Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta ua uron qytetarëve Festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta ua uron qytetarëve Festën e Kurban Bajramit

Gostivar, me 1 Shtator – 2017
Të dashurit vëllezër e motra bashkëqytetarë,
Për ditën e gëzimit, bashkimit me njëri-tjetrin, vlerësimit të çdo të mire që kemi, faljes dhe pranimit, afrimit me Zotin, ju uroj Gëzuar Kurban Bajramin!
Nëse parimet tona shkojnë në të njëjtën rrugë me ato që besimi na udhëzon, do të afrohemi më tepër me njëri-tjetrin dhe me të gjithë ata që kemi pranë.
Duhet të shkojmë drejt rrugëve që na bashkojnë, nëse duam të jemi të suksesshëm e të arritur në jetë.
Prandaj, në këtë festë të bukur uroj të jemi të bashkuar e përherë të gjendur për secilin, sipas parimeve islame, sipas parimeve njerëzore.
Uroj të jemi me shpirt e zemër të pastër, të drejtë e humanë!
Le të kemi gjithësecilin dhe Zotin! Të dashur motra e vëllezër, Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
Ju gjettë më mirë e kaloftë gëzueshëm e me shumë shpresë!

2,293 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje