Home / Gostivar / Pianisti gostivaras Leutrim Aliji vazhdon Studimet në Zvicër, në Universitetin e Arteve në Cyrih

Pianisti gostivaras Leutrim Aliji vazhdon Studimet në Zvicër, në Universitetin e Arteve në Cyrih

Cyrih, me 7 Shtator 2017

Leutrim Aliji, Pianisti i parë i diplomuar në qytetin e Gostivarit, vazhdon studimet e Magjistraturës për Interpretim/Piano në Universitetin e Arteve në Cyrih – ZHdK”Zhücher Hochschule der Künste” – Zürich, transmeton Radio Vala.

“Studimet janë të parapara të zgjasin dy vite dhe normal që ndjehem shumë i nderuar që mu dha mundësia të jem pjesë e këtij Universiteti. Ende është fillimi dhe nuk e kam fituar përvojën e duhur për të bërë krahasimet me Maqedoninë në aspektin profesional, ndërsa në të gjitha pikëpamjet tjera me të vërtet ndjehem shumë mirë këtu ne Zvicër, gjithçka është ashtu si duhet të jetë. Kushtet, mundësitë dhe kualiteti i jetës janë krejtësisht në një nivel tjetër dhe mbi të gjitha më pëlqen preciziteti dhe energjia pozitive që këtu duket si e pashtershme”, u shpreh për Radio Vala, Leutrim Aliji i cili tashmë është zhvendosur për të jetuar në Zvicër.

Pianisti Letutrim Aliji, në vitin 2014, diplomoi në Fakultetin e Arteve Muzikore të Universitetit të Shkupit.

“Do jem i pari, i dyti ose i treti nuk është shumë më rëndësi, neve na duhet sa më shumë ti përkushtohemi muzikës serioze, të nxjerrim kualitet, të formojmë orkestër”, tha pas Diplomimit, pianisti Leutrim Aliji.

Leurtim Aliji është pjesë e Grupit, XXL Band.

Kasam Selimi /Radio Vala

4,672 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

UEFA and the European Commission extend arrangement for cooperation in Brussels

Wednesday 21 February 2018 UEFA and the European Commission today signed a renewed and extended …

Lini një Përgjigje