Home / Gostivar / Bejta: Ftoj qytetarët të japin sugjerime për Propozim Programin për Gostivarin
????????????????????????????????????

Bejta: Ftoj qytetarët të japin sugjerime për Propozim Programin për Gostivarin

Gostivar, me 9 Shtator – 2017
Përmes një konferenca për shtyp, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, prezantoi propozim programin parazgjedhor të kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 15 Tetorit, z. Nevzat Bejta.
Në fjalimin e tij, Bejta vuri theksin mbi projektet kapitale që priten të realizohet në mandatin e ri katërvjeçar duke shtuar që këtë propozim program zgjedhor nuk do ta bëjmë zyrtar pa dëgjuar më parë mendimin e qytetarit.
“Qyteti ynë dhe gjithë Republika e Maqedonisë, do të votojë më datë 15 tetor për zgjedhjet lokale. Me mbështetjen tuaj realizuam programin të cilën premtuam në vitin 2013 si dhe shumë projekte jashtë saj me të cilat përmirësuam Gostivarin e Djeshëm, Ndërtuam Gostivarin e Sotëm dhe kam nderin të kandidoj sërish që së bashku të ndërtojmë Gostivarin e Nesërm. Fushata ende nuk ka filluar, por deri sa përgatitemi për fushatën, ne përpiluam Propozim Programin për Gostivarin e Nesërm”, tha Bejta duke përmendur disa nga projektet e parapara në propozim programin parazgjedhor.
“Ndërtimi i sheshit të qytetit, ndërtimi i urës së katërt mbi lumin Vardar, caktimin e lokacioneve për hapjen e zonave të lira ekonomike – industriale jo ndotëse jashtë zonave të banuara, organizimi i Transportit Publik në territorin e Komunës së Gostivarit, vendosja e sistemit për efikasitet energjetik në kompleksin e shkollave të mesme (gjimnaz, ekonomike, mjekësi), ndërtimi i kontejnerëve nëntokësorë, mirëmbajtja dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbra, hapja e leximores së qytetit (analoge dhe digjitale), hapja e Galerisë së Arteve dhe Muzeut të qytetit, përfundimi i Tribunave të Stadiumit të Qytetit, hapja e qendrës për përkujdesje ndaj personave të moshuar dhe të vetmuar, rritja e mbështetjes financiare për Shoqërinë Civile, do vazhdojmë të respektojmë pavarësinë e mediumeve dhe shprehjes së lirë të qytetarëve si dhe do të përfundojmë Projektin e fituar “Ujë për Gostivarin”, me mbështetje nga Qeveria e Zvicrës dhe Gjermanisë. Do të angazhohem për ndryshimin e ligjit për menaxhim me mbeturinat me çka përfundimisht do ta zgjidhim çështjen me Deponinë Rusino si dhe do të ndërtojmë një kapacitet për riciklim të mbeturinave. Ju faleminderit dhe mirëpres idetë tuaja”, tha Bejta.
“Ju lutem dërgoni çdo sugjerim që mund të keni për Gostivarin e Nesërm, tha shtoi Bejta.
Konferencën e hapi shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani i cili mes tjerash vuri në dukje që punët e realizuara deri tani janë nga programa fituese e vitit 2013, me të cilën fituam besimin e qytetarëve dhe së bashku ndërtuam Gostivarin e sotëm.
“Jemi këtu të prezantojmë propozim programin për periudhën 2017 – 2021 të kandidatit për kryetar Komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta. Realizuam mbi 600 projekte, nga të cilat: Rrugë, rrugica dhe trotuare 129, kanalizim 35 projekte, ujësjellës 42 projekte, arsim 244, Rini, Sport dhe Turizëm 43 projekte, mbrojtje sociale 15, Kulturë 21, Parqe dhe Gjelbërim 19, Ndriçim Publik 28, sinjalizim i komunikacionit 17 projekte si dhe shumë projekte të tjera. Sot me mburrje mund të themi që programin fituese të vitit 2013 e tejkaluam dhe kjo është një garanci më tepër se atë që e premtojmë e realizojmë. Në vazhdimësi dëgjuam zërin e qytetarëve, prandaj propozim programin të cilin e prezantojmë sot, e patëm më lehtë për ta përgatitur”, tha Hasani, duke shtuar që njeriu i cili do të realizon projektet që do të dalin nga programi parazgjedhor, është kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Konferenca u ndoq nga qindra anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe qytetarë të Gostivarit.

 

2,568 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje