Home / Lajme / Pajtim Kasami debuton me Gol dhe asistim në Super Ligën e Zvicrës, por humbi Sioni (Video)

Pajtim Kasami debuton me Gol dhe asistim në Super Ligën e Zvicrës, por humbi Sioni (Video)

Cyrih, me 10 Shtator 2017

Mesfushori sulmues i FC Sion-it, Pajtim Kasami ka debutuar me një Gol të shënuar dhe një asistuar për një gol tjetër në ndeshjen e parë të tij, me ekipin e tij të ri nga Wallis-i, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Kasami në minutën e 10-të asistuar për golin e parë të FC Sion-it ndaj FC Grasshoper-it, të realizuar nga Marco Schneuwly. Shtatëmbëdhjetë minuta më vonë, në atë të 27-ën, Pajtim Kasami ka shënuar golin e parë në ndeshjen e parë në Super Ligën e Zvicrës.

Për FC Sion-in, krahas Kasamit në ekip kanë qenë edhe dy futbollistët tjerë shqiptar, Emir Lenjani dhe Burim Kukeli, ndërsa te ekipi vendas kanë luajtur Nedim Bajrami dhe Alban Pnishi të cilët kanë zëvendësuar njëri tjetrin në minutën e 86-të. Ndeshja midis FC Grasshoper dhe FC Sion është mbyllur me fitore të vendasve me rezultat 3:2.

Kasam Selimi /Radio Vala
Foto : FC Sion

Video: TeleClub Sport &SFL

http://www.sfl.ch/superleague/matchcenter/201718/gc-sio-13025/?cloud=201709102346

 

1,558 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Arbenit Xhemajli qëndron te Neuchâtel Xamax FCS

Neuchatel, më 13 Qershor 2018 Mbrojtësit kosovar, Arbenit Xhemajli i është zgjatur kontrata edhe një …

Lini një Përgjigje