Home / Gostivar / Stadiumi i Gostivarit do bëhet me kushte bashkëkohore

Stadiumi i Gostivarit do bëhet me kushte bashkëkohore

Gostivar, me 10 Shtator 2017
Viti 2015 shënoi fillimin e modernizimit të stadiumit të qytetit në Gostivar. Me vendim të kryetarit Bejta filloi ndërtimi i tribunës në Stadiumin e madh të qytetit, një nevojë dhe kërkesë e kahmotshme e sportistëve dhe dashamirëve të sportit, njofton Flaka.
Gjatë inagurimit të punimeve në shtator të vitit 2015. kryetari Bejta tha se ky investim kapital i pari i këtij lloji dhe me vlerë rreth 300 mijë euro, edhe pse nuk ishte paraparë në platformën parazgjedhore të vitit 2013, po realizohet me kërkesë të qytetarëve dhe dashamirëve të sportit.
Gjatë inaugurimit, Bejta tha se në platformën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017 – 2021 do të parashikon rrumbullakimin e punimeve në Stadiumin e qytetit, me qëllim që Gostivari të fiton një stadium me të gjitha parametrat dhe standardet bashkëkohore.
Duhet theksuar se krahas tribunës së re, po ndërtohet edhe parkingu afër stadiumit të qytetit, me çka, në të ardhmen do të mënjanohen tollovitë që krijohen gjatë zhvillimit të ndeshjeve në rrugën kryesore.
Ky investim komunës së Gostivarit i kushtoi rreth 18 milion denarë, kurse sipërfaqja e tribunës është rreth 1.000 metra katrorë. Tribuna do të jetë me rreth 1.200 ulëse, do të ketë dy hyrje, me ç’veshtore dhe me të gjitha kushtet e parapara. Projekti është realizuar konform standarteve të kërkuara nga Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe UEFA.
Po ashtu, në katër itet e kaluara Komuna e Gostivarit investoi shumë në rregullimin e stadiumit të qytetit, e cila ma herët ishte lënë pas dore. U bë rregullimi i sipërfaqes së gjelbër të stadiumit dhe u siguruan pajisje për mirëmbajtjen e gjelbërimit.

1,942 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje