Home / Lajme / Shkelqim Demhasaj “Xhoker” i FC Luzern-it, i siguron një pikë ekipit (Video )

Shkelqim Demhasaj “Xhoker” i FC Luzern-it, i siguron një pikë ekipit (Video )

Luzern, me 10 Shtator 2017

Sulmuesi shqiptar i FC Luzern-it, Shkelqim Demhasaj edhe pse akoma nuk e ka fituar vendin e titullarit në ekip, ai është shndërruar në futbollist “Xhoker”, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Në ndeshjen e fundit të FC Luzern-it ndaj FC Thun-it në fundjavë, Demhasaj është inkuadruar në minutën e 35-të në lojë, e ndërkaq në minutën e 86-të e shënoi golin e barazimit, gol që i siguroi një pikë ekipit Bardh e Kaltër.

Hekuran Kryeziu, futbollisti i përfaqësues së Kosovës, futbollisti tjetër i FC Luzern-it në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kasam Selimi /Radio Vala/ Albsport.ch
Foto & Video: FCL
http://fcl-tv.ch/#/watch?v=bfnxi4t51uib2fwx&c=ch1

 

1,513 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje