Home / Lajme / KF Shqiponjat e Langenthal-it në hap me ekipet e kreut (Video)

KF Shqiponjat e Langenthal-it në hap me ekipet e kreut (Video)

Langjenthal, me 9 Shtator 2017

KF Shqiponjat e Langenthal-it mbajnë hapin me ekipet e kreut të tabelës në Ligën e 3-të të Rajonit Bern/Jura (Grupi 4).
Të Shtunën, futbollistët e trajnerit Bylent Rexhepi në terren mysafir te SV Sumiswald, kanë marr tre pikë të reja.
KF Shkqiponja ka fituar me rezultat 1:3.

Raip Sherifi që në fillim të ndeshjes i dha epërsi ekipit të Shqiponjës, por vendasi menjëherë e barazojnë rezultatin me Paul Brodbeck në minutën e 2-të.

“Pas këtij gabimi, lojtarët tanë e dominojnë lojën plotësisht dhe prapë Raip Sherifi shënon para pjesës ë parë për 2:1. Në pjesën ë dytë, Kapiteni jonë (Abedin Hysenaj) shënon me një Super Gol nga një gjuajtje e Lirë për 1:3”, thotë për Radio Vala dhe Albsport.ch, trajneri i KF Shqiponjës, Bylent Rexhepi.

KF Shqiponja mban vendin e tretë me 9 pikë të fituara, me tre fitore dhe një humbje.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

Goli i Abedin Hysenajt

2,040 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alban Pnishi nga Zvicra transferohet në Izrael te Bnei Sakhnin

  Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Alban Pnishi nga kampionati zviceran, Super Liga është transferuar në …

Lini një Përgjigje