Home / Gostivar / U përurua rrugica e gjashtë e rregulluar në lagjen Mllaki në Gostivar

U përurua rrugica e gjashtë e rregulluar në lagjen Mllaki në Gostivar

Gostivar, me 12 Shtator – 2017

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me banorët e lagjes Mllaki në Gostivar, inauguruan një nga rrugicat e kësaj lagje të rregulluar me pllaka bekatoni.
Lagja Mllaki, tha Kryetari Bejta, llogaritet si një nga lagjet periferike më të rëndësishme të qytetit.
“Në katër vitet e kaluara realizuam shumë projekte në këtë lagje dhe sot promovojmë rrugicën e gjashtë të shtruar me pllaka bekatoni.
“Në vitin 2015 rregulluam pesë rrugica të lagjes. Ndërtuam kanalizimin atmosferik në një pjesë të lagjes, ndriçimin publik, ndërtimin e trotuareve dhe në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Rrugët e Maqedonisë u asfaltua rruga kryesore që kalon nga kjo lagje. Për lagjen Mllaki kemi paraparë edhe shumë projekte të tjera, dhe besoj që në vitet në vazhdim do t’i realizojmë të gjitha. Banorët e lagjes Mllaki meritojnë të jetojnë në kushte bashkëkohore”, tha Kryetari Bejta.
Banorët e lagjes u shprehen mirënjohës për fjalën e mbajtur nga i pari i komunës së Gostivarit.
“Jetoj në këtë lagje nga viti 1986. U bën 31 vite dhe kemi jetuar me balt e pluhur para shtëpisë. Kryetari e tha fjalën dhe e mbajti, sot e kemi rrugën e rregulluar. Për lagjen tonë ka bërë shumë punë. Kryetari e njeh çdo pëllëmbë të qytetit, të tjerët as që e din se ekzistojmë”, u shpreh banori i lagjes, Feim Tahiri.
Banori tjetër, Rami Selimi potencoi që me këtë investim merr fund brenga e banorëve të kësaj pjese të qytetit.
“Na instaloi ndriçimin publik, rruga u rregullua. Kryetari çdoherë ka pas durim të dëgjon hallet tona dhe të njëjtat t’i realizoje”, u shpreh Selimi, i cili me vite të tëra ka jetuar në Bosnje dhe ditët e pleqërisë ka vendosur t’i jeton në vendlindje, ku dhe e ndjen rehatin shpirtërore.
Rrugica është e gjatë gati 350 metra. Hapësira e rregulluar është rreth 1700 metra katrorë kurse vlera e investimit është rreth 30 mijë euro. Pjesa më e madhe e rrugicës është e gjerë 5 metra.

3,264 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje