Home / Lajme / Ismaili: Ndaj Shqipërisë tejet emocionuese, krenare që do përfaqësoj mijëra vajza shqiptare në Zvicër

Ismaili: Ndaj Shqipërisë tejet emocionuese, krenare që do përfaqësoj mijëra vajza shqiptare në Zvicër

Bernë, me 13 Shtator 2017

Për futbollisten shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismaili ndeshja e ditës së Premte ku për herë të parë përballen Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për Femra me Kombëtaren e Zvicrës, është një ndeshje tejet emocionuese. Florijana në një prononcim për Radio Vala dhe Albsport.ch, ndjehet e lumtur që Kombëtaren e Zvicrës përfaqëson mijëra vajza shqiptare që kanë dëshirë të bëhen futbolliste.

“Natyrisht është një ndeshje tejet emocionuese. Duhet te keni parasysh se nuk ndeshemi vetëm kundër Kombit tim, por më shumë, edhe kundër shoqeve te mia, ku njihemi dhe kemi respekt te plot për njëra tjetrën në Kombëtaren e Shqipërisë. Personalisht ndjehem e lumtur të jem pjesë e Kombëtares Zvicerane dhe te përfaqësoj edhe mijëra vajza shqiptare tjera në Zvicër që kanë dëshire të bëhen futbolliste”, shprehet futbollistja Florijana Ismaili në deklaratën dhënë për Radio Vala dhe Albsport.ch.

E sa i përket rezultati dhe synimeve, sulmuesja e Young Boys-it, Ismaili thotë se Zvicra synon Kualifikimin dhe ndaj Shqipërisë do të kërkohet fitore.

“Kjo ndeshje për Zvicrën është vendimtare, pasi synojmë Kualifikim dhe normalisht në terren te gjelbër gjithçka do të bëjmë për të fituar”, thotë Florijana Ismaili.

Shqipëria dhe Zvicra, Kombëtaret e Femrave në Futboll për herë të parë përballen ndërmjet veti, e kjo ndeshje gjithashtu do të jetë e para që një futbolliste shqiptare e Zvicrës përballet kundër Shqipërisë.

Ndeshja midis Shqipërisë dhe Zvicrës luhet të Premten në Elbasan Arena me fillim në ora 17:00.

Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

Foto: nationalteams_SFVASF‏

1,164 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesionit, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë. Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ). Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform. Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA. Për herë të parë me gazetari ka filluar të merret në vitin 2005 si praktikant në Radio Gostivar, ndërsa nga viti 2007 aktivisht punon si Gazetar.

Check Also

Forinasit e BDI-së autorizojnë Avokatin Ujkan Idrizi për Kandidat për Këshilltar në Komunën e Gostivarit

Forinë, me 23 Shtator 2017 Forina është një nga vendbanimet që ka njerëzit më punëtor …

Lini një Përgjigje