Home / Lajme / Saranda Hashani: Lëndimi më pamundëson ta ndihmoj Shqipërinë dhe të luaj kundër shoqeve të mia të Zvicrës

Saranda Hashani: Lëndimi më pamundëson ta ndihmoj Shqipërinë dhe të luaj kundër shoqeve të mia të Zvicrës

Elbasan, me 14 Shtator 2017

Lëndimi ka bërë që futbollistja e Kombëtares Shqiptare të Futbollit për Femra, Saranda Hashani të mungoj në një nga ndeshjet më të veçanta për të, përballjen për herë të parë me Kombëtaren e Zvicrës, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

E kontaktuar nga Radio Vala dhe Albsport.ch, sulmuesja Hashani tha se lëndimi do ta mbaj jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

“Në ndeshjen e fundit në Kampionatin e Gjermanisë pësova lëndim. Kam të dëmtuar Ligamentet dhe rikuperimi zgjat gjashtë muaj. Gjithashtu, përveç meje në ekip janë të lënduara edhe disa futbolliste tjera kualitative, kështu që Shqipëria ndaj Zvicrës do të hyn me shumë mungesa”, tha për deklaratën dhënë për Radio Vala dhe Albsport.ch, futbollistja Saranda Hashani.

Sa i takon ndeshjes me Zvicrës, Saranda Hashani e cila e njeh mirë futbollin zviceran, shprehet se Zvicra është favorite, por se Shqipëria ka përparësi se luan para publikut vendas.

“Kam luajtur gjatë kohë për Zvicrën dhe në Kampionatin e Zvicrës. Kam luajtur në Kategorinë deri 19 vjeçare (U19), dhe kam pasur disa stërvitje në Kategorinë deri 21 vjeçare. I njohë mirë futbollistët e Zvicrës me të cilat kam luajtur gjatë kohë, por edhe aty nuk luajnë disa futbolliste të mira. Për Shqipërinë do të jetë e vështirë ndeshja ndaj Zvicrës, por Ne kemi përparësi se luajnë para publikut shqiptarë në Elbasan. Ndeshja e ditës së Premte do ishte e veçantë për mua sepse do luaja përballë shoqeve të mia, por ja që lëndimi e bëri të veten”, shprehet futbollistja Saranda Hashani duke pohuar se ajo ka pasur Ftesë që të luaj për Zvicrën më herët, por ka qenë Vendimi i saj që të luaj për Shqipërinë sepse në ndeshjet Ndërkombëtare, e rëndësishme për të ka qenë të luaj Futboll.

“Më ka ftuar trajnerja e Zvicrës, por konkurrenca ka qenë e madhe dhe vendosa të luaja për Shqipërinë. Për mua e rëndësishme ka qenë të luaj”, tha Hashani.

Saranda Hashani deri në Sezonin 2016/17, ka luajtur në Zvicër për ekipin e FC Luzern-it, ndërsa nga ky sezon luan në Gjermani, te BV Cloppenburg.

“Futbolli në Gjermani është shumë më kualitativ dhe më interesant se në Zvicër, ka shumë dallim. Në Zvicër dhe Shqipëri futbolli i femrave ende është në zhvillim”, thotë Saranda.

E sa i takon futbollit shqiptarë për vajza, Saranda Hashani thotë se do të nevojitet edhe pak kohë që Shqipëria të bëj një Kombëtare të fortë.

“Ka shumë futbolliste që kanë ardhur nga Kampionate të ndryshme, ka futbolliste të mira që do ta ndihmojnë Shqipërinë të fuqizohet. Por, nevojitet kohë që njihemi dhe stërvitemi bashkë, ta njohim njëra tjetrën. Besoj se Shqipëria do të bëhet një Kombëtare e fortë, ashtu si Kombëtarja e meshkujve si u zhvillua”, deklaroi 21 vjeçarja Saranda Hashani duke Vlerësuar dhe përshëndetur përkrahjen e tifozëve që ua japin në tribuna, e që sipas saj në Shqipëri në Tribuna ka më shumë tifozë se në Zvicër.

Ndeshja e parë Eliminatore për Kampionatin Botëror 2019 midis Shqipërisë dhe Zvicrës në Elbasan Arena do të luhet me 15 Shtator me fillim në ora 17:00.

Për Zvicrën në këtë ndeshje do të luaj edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili.

Kasam Selimi / Radio Vala /Albsport.ch

1,847 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje