Home / Gostivar / Stacioni Filtrues i Ujit për pije në Gostivar, Projekti jetik i realizuar gjatë katër viteve të fundit

Stacioni Filtrues i Ujit për pije në Gostivar, Projekti jetik i realizuar gjatë katër viteve të fundit

Gostivar, me 14 Shtator 2017
Ndër projektet jetike dhe me prioritet për qytetin dhe qytetarët e Komunës së Gostivarit ishte stacioni për filtrimin e ujit të pijshëm, një stacion që Gostivarin e bënte ndër qytetet e rralla në Maqedoni me këtë mungesë. Për herë të parë në histroin e qytetit, me 29 dhjetor të vitit 2015, në ujësjellësin e Gostivarit qarkulloi uji i filtruar, njofton Flaka.

Ishte ky një projekt jetik që hoqi qytetin e Gostivarit nga lista e qyteteve të Maqedonisë që uji për pije arrin deri tek qytetarët pa kaluar një filtër pastrimi.

Vlera e projektit, projektimi dhe ndërtimi i stacionit të filtrimit në kuadër të sistemit për furnizim me ujë në Gostivar ishte 123 milionë denarë.

Kujtojmë që viteve të 80-ta ka pasur një tentim për ndërtimin e Stacionit Filtrues, por për shkake financiare ky projekt nuk ka arritur të kompletohet.

Me zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Çegran dhe Forinë, është paraparë që Stacioni Filtrues të zgjerohet edhe me një aneks i cili do të ris kapacitetet e Stacionit Filtrues. Projekti ekziston, po ashtu edhe leja për ndërtim dhe lokacioni ku duhet të zgjerohet.

Duhet theksuar se falë bashkëpunimit me pushtetin qendror, e sidomos me institucionet ndërkombëtare, siç është agjencia zvicerane SECO dhe Banka Gjermane KFW, punët dhe aktivitet tjera të nevojshme janë duke rrjedhur shumë mirë dhe pritet që gjatë vitit 2016 të bëhet edhe zëvendësimi i gypave të azbestit me gypa PVC, duke e përmbyllur projektin më të madh në Komunën e Gostivarit në 3-4 dekadat e fundit. Flaka

2,569 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje