Home / Gostivar / Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)
????????????????????????????????????

Bejta në Forinë paralajmëroi projektet kapitale (Video)

Gostivar, me 10 tetor – 2017
Forina ishte vatra e radhës e Kryetarit të Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta, kuu mirëprit nga qindra banorët të këtij lokaliteti.
Në një atmosferë impozante, Bejta bëri rezime të punëve të realizuara në këtë vendbanim, ndërkaq paralajmëroi investimet kapitale për Forinën dhe vendbanimet përreth të parapara në planet për Gostivarin e nesërm.
Bejta paralajmëroi ndërtimin e ujësjellësit nga burimi i Lumit Vardar që do të përfshinë edhe fshatrat Forinë dhe Çegran, respektivisht ndërtimin e linjës së re Ø-300 mm nga fshati Zdunjë deri në fshatin Forinë.
“Në mandatin e kaluar realizuam 12 projekte në Forinë. Me programin për Gostivarin e nesërm kemi paraparë ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike, blloku 21 prej kolektorit verior (zona 7, Mllaki, Pitarnica, Çajla dhe Forina), vazhdimin e ndërtimit të krahëve të kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërtimin e krahëve të kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Forinë, i dhe asfaltimi i të njëjtave, asfaltimin e rrugës Çajlë e Vjetër – Forinë, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Forinë – Çajlë e Vjetër”, shtoi Bejta.
Ndërtimi i rrugicave në fshatin, pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Jahorka, ndërtimi i rrugicave në fshatin, ndërtimi i sallës së Sportit në Forinë, si dhe caktimi i lokacionit për hapjen e zonës së lirë ekonomike – industriale jo ndotëse jashtë zonave të banuara Çegran-Forinë, po ashtu, ishin pjesë e planeve për Forinën që Kryetari Bejta i shpalosi gjatë vizitës atje.
Gjatë vizitës në Forinë, Bejta vizitoi edhe disa biznese të suksesshme.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

4,227 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Kasam Selimi është Gazetar Profesional, i Diplomuar në Universitetin e Tetovës në Degën e Gazetarisë dhe në Institutin e Mediave të Maqedonisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM. Gjithashtu është edhe Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).
Është i Regjistruar edhe i pranuar si përfaqësues sportiv nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, (F.A.ME) platform.

Kasam Selimi është Ideator dhe Themelues i Dritares së parë Informative në gjuhën Shqipe në Gostivar RADIO VALA dhe Faqes së Parë Sportive Shqiptare në Zvicër, ALBSPOR.CH

Check Also

Video Paralajmëruese për ndeshjen Zvicër – Shqipëri, femrat (Video)

Biel/Bienne, me 21 Nëntor 2017 Të Martën e ardhshme, me 28 Nëntor 2017, në Stadiumin …

Lini një Përgjigje