Home / Gostivar / Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Bejta vizitoi Malësinë e Gostivarit, Njoftoi banorët se është Miratuar Asfaltimi i dy rrugëve Patalisht dhe Tërnovë

Gostivar, me 11 tetor 2017
Vizita e Nevzat Bejtës dhe Ali Ahmetit në Malësinë e Gostivarit është paraprirë nga një lajm i mirë për banorët e kësaj zone. Komuna e Gostivarit ka marrë konfirmim nga Ministria e Financave për miratimin e asfaltimit e të dy rrugëve në atë zonë.
Komuna e Gostivarit bën me dije se janë miratuar dy projekte për rregullim dhe asfaltimin e rrugëve të brendshme të dy fshatrave të Malësisë. Kryetari Nevzat Bejta u shpreh mirënjohës ndaj autoriteteve qendrore dhe vetë banorëve.
“Përgëzoj dhe falënderoj Ministrinë e Financave për miratimin e projekteve që kishim paraqitur dhe falënderoj banorët e Malësisë për bashkëpunimin. Së bashku me ta kemi përmirësuar dhe po përmirësojmë Gostivarin dhe Malësinë e sotme. Tani që hodhëm themelet, së bashku do të ndërtojmë Gostivarin dhe Malësinë e Nesërme. Projektet tona janë vetëm realizimi i dashurisë dhe përkushtimit që e ndiejmë për këtë zonë dhe banorët e saj,” u shpreh Bejta.
Me këto dy projekte do të asfaltohen për here të parë rrugët e fshatrave Padalishtë dhe Tërnovë të Malësisë së Gostivarit. Konkretisht rruga në lagjen Gravanec në Padalishtë dhe rruga nga shkolla te varrezat e fshatit në Tërnovë. Vlera e këtyre dy projekteve kap vlerën e 120 mijë eurove në kuadër të fondeve IPA, të cilat u miratuan nga Ministria e Financave.

9,789 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Benjamin Kololli regjistron edhe një asistim në Super Ligën e Zvicrës (Video)

Sion, me 18 Shkurt 2018 Benjamin Kololli është futbollisti më i mirë shqiptar i momentin …

Lini një Përgjigje