Home / Lajme / FC Prishtina Bern merr një pikë ndaj FC Konolfigenit nga vendi i tretë (Video)

FC Prishtina Bern merr një pikë ndaj FC Konolfigenit nga vendi i tretë (Video)

Bern, me 22 Tetor 2017
FC Prishtina Bern ka nxjerr një pikë nga ndeshja me FC Konolfigenin në javën e njëmbëdhjetë të Ligës së Dytë Ndër rajonale të Zvicrës, Grupi i 3-të, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.
Mysafirët të parët kaluan në epërsi me golin e Kevin Hofer i cili nga largësia shënoi një gol të bukur.
FC Prishtina, ishte në presionin e epërsisë së mysafirëve. Në minutën e 36-të, Fitim Sadriji pengohet nga portieri i Konolfingenit dhe fiton penallti. Me sukses e realizon penalltinë dhe e barazon rezultatin 1:1.
Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja. Me 11 ndeshje të zhvilluara, FC Prishtina mban vendin e 12-të në tabelë me vetëm 8 pikë të fituara.
Kasam Selimi /Radio Vala /Albsport.ch

2,810 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Me 24 Qershor në Bazel të Zvicrës do të mbahet Kupa e Unionit në Futboll

Basel, më 13 Qershor 2018 Të dielën e ardhshme, më 24 Qershor 2018, në qytetin …

Lini një Përgjigje