Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Do të kërkohet përgjegjësi nga administratorët që braktisën punimet e seancës konstituive të Këshillit të Komunës së Gostivarit

Do të kërkohet përgjegjësi nga administratorët që braktisën punimet e seancës konstituive të Këshillit të Komunës së Gostivarit

Burimet tona nga shumica e re e Këshillit të Komunës së Gostivarit, thonë që administratorët që ranë nën ndikimin e krerëve të Komunës së Gostivarit, duke lëshuar në orarë të punës detyrën që kanë për sipër në zhvillimin e seancave, do të denoncohet tek organet kompetente, dhe në bazë të ligjeve do të kërkohet llogari nga ata e tyre për mosrespektim të obligimeve të punës.

Këshilltarët thonë që disa nga administratorët komunalë që janë të angazhuar për mbarvajtjen e seancave të Këshillit Komunalë, nën ndikimin e krerëve të Komunës lëshuan pa ndonjë arsyetim vendin e tyre të punës duke braktisur sallën ku mbahej seanca konstituive.

Sipas tyre, administratorët bënë shkelje ligjore nga ligji për marrëdhënie të punës dhe ligji për administratorët publik. Aq më tepër, nen 23 i Statutit të Komunës së Gostivarit përcakton që thërritja e seancave të Këshillit, përcaktimi i rendit të ditës, rrjedha e seancës, proçesverbalet, procedura e nxjerrjes së akteve dhe për çështje të tjera lidhur me punën e Këshillit, më së përsëafërmi rregullohen me Rregullore e cila parasheh që administrata komunale vihet në shërbim të Këshillit të Komunës.

Të premten, në seancën konstituive të Këshillit të Komunës së Gostivarit, disa nga administratorët komunalë, në mes të seancës shmangën obligimin e tyre ligjor në punë duke braktisur sallën ku zhvillohej seanca.

6,177 total views, 2 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: