Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Elezi: Aleanca, VMRO dhe TDP janë pakicë në këshillin e Gostivarit

Elezi: Aleanca, VMRO dhe TDP janë pakicë në këshillin e Gostivarit

Këshilltari i RDK-së në këshillin komunal të Gostivarit, Enis Elezi, ka sqaruar situatën e krijuar në formimin e shumicës së re në Gostivar, pasi Kryetari i posazgjedhur i Gostivarit, Arben Taravari nuk arriti të formojë shumicë në Kuvend, shkruan Fakte. Elezi ka akuzuar Taravarin se është ky i fundit dhe partia e tij e cila ka tradhëtuar shqiptarët duke u bashkuar me VMRO-në dhe TDP-në turke në këshill.Ai ka shkruar në profilin e tij:

Reagim i parë dhe i fundit ndaj atyre që Shpifin dhe nuk dinë as “P” e Politikes.

Po shohë shumë huti dhe propaganda në opinion sa i përket zgjedhjes së kryetarit të këshillit në komunën e Gostivarit.

•Në asnji moment RDK dhe Enis Elezi nuk ka qenë ne kualicion me Aleancen dhe Besën në Gostivar.

•Aleanca dhe Besa bashkë me prapaskenën dhe shefin e tyre, ishin kundështaret numër një të Enis Elezit dhe Shpat Iseinit.

•Arben Taravari dhe Aleanca nuk u tradhtuan nga ne, sepse ne nuk kemi qen kurr bashkë me ata. Arben Taravari dhe Aleanca deshtuan ne formimin e këshillit për shkake te tradhtisë që ua ben keshilltaret e partnerit besnik te VMRO-se dhe TDP.

•Arben Taravari dhe Aleanca asnjeher nuk e kan quajtur partner Enis Elezin dhe RDK-në,por VMRO- në dhe TDP, dhe skan pse të ndjehen te tradhtuar nga ne.

•Sa per informaten e opinionit numrat në këshillin e komunës ishin: (13)Aleanca, BESA VMRO., (16)Kualicioni qeveritar BDI,LSDM ,RDK.

Dhe (2)këshilltar votuan përmbajtur.

Kjo tregon se Aleancën e tradhtuan në Gostivar partneret Besnik VMRO-TDP.

•Ndërsa sa i përket Debreshit dhe banorëve të Debreshit, mos i thejn dhëmbët kot disa, sepse Debreshi nuk e ka emrin Aleanca. Dashuri për Debreshin nuk kanë vetëm ata që janë Aleanc.

•Sa i përket Debreshit nuk ka shitje për interesa personale. Enis Elezi më shumë se kurr sot e dëshmoj me rrefuzimin për shitje të interesave kolegtive per ato personale.

Mirembetshi.”- ka shkruar Elezi.

Ndryshe, partia e Selës LRPDSH, u shkëput nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ku ishte së bashku me RDK dhe Uniteti), dhe vetëm para kampanjës për zgjedhjet lokale përvetësoi të njejtin emër të koalicionit, duke u bashkuar ndërmjet dy raundeve me lëvozjen Besa. Ish ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, u dorëhoq nga posti ministror dhe u bë kryetar i Gostivarit, por nuk arriti të krijojë shumicë në këshillin komunal./FAKTE.Net

3,884 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: