Breaking News
Home / Lajme / Osmani: Asnjë deputetë i BDI-së s’ka disponim për të votuar ministrin e Aleancës për Shqiptarët

Osmani: Asnjë deputetë i BDI-së s’ka disponim për të votuar ministrin e Aleancës për Shqiptarët

Momentalisht përshtypjet individuale janë se asnjë deputetë i BDI-së nuk është në disponim apo nuk do që ta votojë ministrin e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët. Këtë e ka theksuar mbrëmë në intervistën për Telma, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Ai ka thënë se kjo revoltë është lidhur me deklaratën e kreut të ASH-së, Ziadin Sela se Ahmeti ka organizuar sulmin e 27 prillit në Kuvend.

“Nuk kemi ndonjë vendim që kemi marrë se cilat hapa do të jenë. Shkoni bisedoni me ndonjë deputetë të BDI-së do të thojë se nuk dua të dëgjojë për këtë. Ne nuk kemi pasur mbledhje për të vendosur për qeverinë dhe zëvendimin e vendeve vakante. “, ka theksuar Osmani.

Ai nënvizoi se ASH nuk mund të jetë ashtu siç thonë se ata janë çelësi i Qeverisë sepse pa tanuk janë numrat.

“Nuk janë faktor për ruajtjen e stabilitetit të qeverisë sepse nesër ata të thonë dalim, ne i kemi numrat. Bisedimet dhe pjesëmarrja e tyre është në frymën e koncensusit dhe funksionimin e procesit. Nuk mund dikush të kushtëzojë qeverinë dhe BDI-në.”, theksoi zëdhënësi i BDI-së.

2,227 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: