Breaking News
Home / Komunat / Dehari: Fotoja ka shkëlqimin kuptimplotë të një simbolike

Dehari: Fotoja ka shkëlqimin kuptimplotë të një simbolike

Fatmir Dehari, Kryetar i komunës së Kërçovës

Të dashur miq,Të djeshmen, do të mundohem që t’a përshkruaj sot për një të nesërme më te ndritur.Për mua kjo foto ka shkëlqimin kuptimplotë të një simbolike sa të thellë e të pastër, aq edhe të dashur, të çiltër, vëllazërore e shpresdhënëse. Dhe, për shumë arsye: e para, me këta personalitete të çmuara kam shtrënguar duart pikërisht në Komunën e Kërçovës, që i fali gjak, djersë dhe mund kombit tonë; e dyta, vetë Uskana Ilire është shndërruar në një sinonim bashkimi vetëdijeje të lartë që në vlerë sakrifice për të më mbështetur sërisht, i sjellin fitoren e radhës Kërçovës. Kur turma e madhe e bashkëvendasve të diasporës që stërmbush sheshin e qytetit me entuziazëm pret shpalljen e ngadhnjimit , më jep ndjenjën e aktit të ngritjes së Flamurit Kuq e Zi në Vlorën heroike e pritjes së popullit në shesh për të dëgjuar jehonën e shenjtëruar të shpalljes së Shqipërisë së pavarur; e treta , është i riu i Jasharajve Bekim Jashari, që në vendprehjen memoriale të Prekazit, engjëllor qëndrojnë 60 varre dëshmorësh me një mbiemër: Jasharaj! E katërta, ku është Bekimi është edhe Ramiz Lladrovci një legjendë e trimërisë, pjesëtar i UÇK-së në luftën e Kosovës; e pesta, kjo foto ma përmbush përmbajtjen me Pandeli Majkon, figurën më të dashur për të gjithë shqiptarët, sepse kur Kosova digjej, ai më këmbë ngriti gjithë Shqipërinë dhe vuajti për fatin e shqiptarëve po aq sa vuajti çdo familje e viktimizuar. Edhe sot qëndron i denjë në postin e Ministrit për t’u gjendur pranë nesh në moment në Uskanë, pastaj në Prishtinë, Ulqin e gjetkë qyteteve shqiptare kudo që paraqitet nevoja për prezencën e tij.Ky bashkim i fuqizimit të kombit ka rrugën e hapur të bashkëpunimit të ndërsjelltë e të përzemërt mes krerëve të komunave të Skenderajt, të Drenasit e të Kërçovës shpirtgjërë e mikpritëse. Prandaj, Bekimi, Ramizi e Pandeliu në dorën time lanë ftesën për t’i nderuar në vizitë edhe unë , gjë që së shpejti edhe do ta bëj. Sigurisht, në fund ëmbëlsira shtrohet në sofrën e Tiranës në shprehje të bujarisë së Pandeliut….Dhe, pyetja retorike: A ka gjë më të bukur, më fisnike e më kombëtare se kjo në ditë paqeje të shfrytëzojmë e thellojmë format e bashkëveprimit me këto mendje të ndritura?!Të dashur bashkëvendas të mi. Në emrin Tuaj e timin tej mase falënderoj mysafirët e çmuar për vizitën që ia bënë Komunë sonë!

1,958 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: