Breaking News
Home / Lajme / FC Kosova e Gjenevës me dy përforcime të reja, Azem Mehemti dhe Valmir Rahimi vishen Kuq e Zi

FC Kosova e Gjenevës me dy përforcime të reja, Azem Mehemti dhe Valmir Rahimi vishen Kuq e Zi

Gjenevë, me 4 Janar 2018

FC Kosova e Gjenevës vitin 2018 e ka nisur me dy përforcime të reja, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Janë dy futbollistët shqiptarë me përvojë në futbollin zviceran, mbrojtësi Azem Mehmeti dhe mesfushori Valmir Rahimi.

“Azem Mehmeti është Mbrojtës me perspektivë, i cili deri tash ka luajtur ne Fc Meyrin dhe Fc Perly në Lige e 2-të Interregional. Klubit tonë i është bashkëngjitur edhe lojtari i talentuar Valmir Rahimi i cili ka qenë pjesë e ekipit FC Servette dhe FC Vernier. Ne falënderojmë Azemin dhe Valmirin duke Ju dëshiruar Mirëseardhje në Klub. Poashtu shfrytëzojmë rastin të Ju bëjmë Ftesë të gjithë talentëve shqiptar në Gjenevë, që të na bashkohen në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt ngritjes në nivele më të larta”, tha Qamil Sjediu, Nënkryetar i FC Kosovës së Gjenevës, në prononcimin për Radio Vala dhe Albsport.ch.

Në sezonin vjeshtor FC Kosovës i është bashkëngjitur edhe Alberitit Ramiqi.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

 

4,024 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: