Breaking News
Home / Lajme / Bujar Lika futbollisti i shtatë shqiptar te Grasshopper Club Zürichu

Bujar Lika futbollisti i shtatë shqiptar te Grasshopper Club Zürichu

Cyrih, me 8 Janar 2018

Super Ligës së Zvicrës në Futboll iu ka shtuar edhe një futbollist shqiptar. Është Bujar Lika që nga ekipi i Ligës së Dytë FC Schaffhauseni është transferuar te ekipi i Super Ligës, FC Grasshopper Club Zürich, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Bujar Lika ka filluar në ekipin e të rinjve të FC Luzernit për të vazhduar më pas me FC Wohlenin dhe së fundmi ishte te Schaffhauseni.
Mesfushori kosovar Bujar Lika ka nënshkruar një kontratë gjashtë-mujore, me opsion për zgjatje në GC.

Shefi Sportiv i GC-së, Mathias Walther ka deklaruar se Bujar Likën përveç se e njeh mirë trajneri Murat Yakin, ai mund të përdoret polivalent në strukturën e ekipit.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch
Foto: GC

2,652 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: