Breaking News
Home / Lajme / Rrahim Dakaj është President i ri i FC Ilirisë së Solothurnit

Rrahim Dakaj është President i ri i FC Ilirisë së Solothurnit

Solothurn, me 25 Shkurt 2018

Rrahim Dakaj është zgjedhur President i ri i FC Ilirisë, klubit të vetëm shqiptar në Kantonin e Solothurnit në Zvicër, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Dakaj vjen në vend të presidentit të deritanishëm, Hasan Kuçi.

“Të dy janë anëtarë të bordit për një kohë të gjatë dhe e njohin klubin shumë mirë. Klubi është shumë mirënjohës ndaj presidentit në dorëheqje. Ne ishim në gjendje të festonim suksese të mëdha me të. Nën udhëheqjen e tij, klubi është rritur nga tre në trembëdhjetë skuadra. Veçanërisht është për të përmendur angazhimin e tij të palodhshëm edhe tek departamenti i të rinjve si trajner. Ne ju dëshirojmë sukses në detyrat e reja”, thuhet në Njoftimin e FC Ilirisë.

Suksesin më të madh në historinë e klubit, FC Iliria e arriti në sezonin 2015/16, ku triumfoi si klubi i parë shqiptar në një Kupë kantonale të Solothurnit dhe u ngrit nga Liga e 2-të kantonit në Ligën e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

1,115 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: