Breaking News
Home / Lajme / Ja biografia e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes
????????????????????????????????????

Ja biografia e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes

2 Mars 2018

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, ka lindur më 26 korrik të vitit 1951 në Le Locle të Zvicrës. Ai e nisi karrierën në klubin e qytetit të lindjes si 17-vjeçar, derisa më pas për shkak të studimeve u transferua në skuadrën Urania Geneve Sport ku luajti për dy edicione, për t’u rikthyer sërish më pas në klubin e tij të zemrës. Në vitin 1976 ai u huazua në Ligën e Parë te skuadra La Chaux-de-Fonds dhe më pas luajti edhe te FC Boudry dhe FC Saint-Imier.

Pikërisht në klubin Saint-Imier e nisi edhe zejen e trajnerit në vitin 1978 ku qëndroi deri në vitin 1982. Më pas për disa edicione e drejtoi skuadrën e tij të zemrës, Le Locle. Për dy vite udhëhoqi skuadrën La Chaux-de-Fonds, kurse nga viti 1987 e deri më 1994 drejtoi skuadrën tjetër zvicerane, Yverdon Sports.

Më pas nga një edicion udhëhoqi skuadrat elitare zvicerane, Young Boys dhe Servette. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 e udhëhoqi Kombëtaren U-21 të Zvicrës, kurse më herët ishte dhe përzgjedhës i grupmoshave U-17 e U-18, derisa suksesin më të madh e arriti me skuadrën Zurich, me të cilën arriti ta fitojë titullin e kampionit në edicionin 2008/09, derisa në vitin 2011 e fitoi Kupën e Zvicrës me Sionin. Challendes më pas udhëhoqi edhe skuadrat tjera zvicerane Neuchatel Xamax, Thun dhe Young Boys, para se të marrë drejtimin e Kombëtares së Armenisë në shkurt të vitit 2014, e ku dha dorëheqje në mars të vitit 2015 pasi nuk arriti ta kualifikojë këtë kombëtare në Euro 2016.

Që nga viti 2015 e deri më tash ai e ka kryer funksionin e skautit në skuadrën kampione të Zvicrës, Bazel.

915 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: