Home / Lajme / Fitojnë Festim dhe Hadis Ademi, nesër në finalen Kampionatit të Zvicrës në Boks

Fitojnë Festim dhe Hadis Ademi, nesër në finalen Kampionatit të Zvicrës në Boks

Luzern, me 3 Mars 2018

Dy boksierët e rinj shqiptarë në Zvicër, Festim dhe Hadis Ademi kanë fituar ndeshjet gjysmëfinale në Kampionatin e Zvicrës në Boks, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Sot u zhvillua pjesa e parë e kampionatit të Zvicrës. Së bashku ia dolëm me fitore dhe vazhdojmë nesër ne finale. Falënderojmë trainerët tonë Nuri “Albanian Tyson” Seferi dhe Sefer “The Real Deal” Seferi për besimin dhe përgatitjet intensive. Poashtu shokët Sazan Kimbo Brothers-Gym që na mbështeten nga afër sot në Luzern dhe Dzila Xhila Agron & Valmir Perzhaku”, thotë boksieri Festim Ademi pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së parë të kampionatit të Zvicrës në Boks.

Në peshimet zyrtare të mbajtur sot, Hadis Ademi ishte 78.7 kg, ndërsa vëllau i tij më i vogël Festim Ademi, 61,6 kg.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

 

1,052 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Albania e Cyrihut është Kampione dhe ngjitet në Ligen e 3-të, Faleminderit/Danke

Cyrih, më 17 Qershor 2018 FC Albania, ekipi shqiptar nga Cyrihu e ka mbyllur sezonin …

Lini një Përgjigje