Breaking News
Home / Lajme / Fillim i mbarë i FC Kosovës së Cyrihut, triumfon ndaj FC St. Gallenit 2

Fillim i mbarë i FC Kosovës së Cyrihut, triumfon ndaj FC St. Gallenit 2

Cyrih, me 4 Mars 2018

Një gol i FC St. Gallenit ka ndikuar për të mirë për FC Kosovën e Cyrihut që e ka përmbysur dhe në fund e ka fituar ndeshjen e parë të sezonit pranveror në ligën e parën të Zvicrës, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Nicolas Eberle në minutën e 12-të ka shënuar për mysafirët, mirëpo shpejt është kundërpërgjigjur Bekim Bushati në minutën e 15-të me golin e barazimit. Deni Krleski në minutën e 29-të veçse e përmbysi rezultatin dhe FC Kosova kaloi në epërsi të cilën e rriti Genc Krasniqi në minutën e 74-r për 3:1. FC Kosova ka shkuar në kuotën e 24 pikëve pas fitores së sotme.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

3,394 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: