Home / Lajme / Me 18 Mars, mbahet Kuvendi Zgjedhor i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

Me 18 Mars, mbahet Kuvendi Zgjedhor i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

Cyrih, 5 Mars 2018

Me 18 Mars 2018, në Cyrih do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Ja Njoftimi i plotë i UKSHFZ-së.

 

Te nderuar anëtarë te Unionit!

Sikurse jeni njoftuar, kryesia e Unionit ka dhënë dorëheqje para një viti. Ne kuvendin zgjedhor te organizuar një vit më parë nuk u zgjodh kryesi e re pasi mungonin pothuajse gjysma e përfaqësuesve te klubeve te Unionit.

Ndërkohe nga shumë anëtarë të Unionit ka pasur shqetësim për këtë gjendje te udhëheqjes së Unionit. Shumica dërmuese është e mendimit që Unioni të vazhdoje rrugën e tij sa më herët me një kryesi te re. Jemi të ndërgjegjshëm së nëpërmjet Unionit kemi mundësi të shumta për ti ardhur në ndihmë klubeve shqiptare te futbollit në Zvicër. Secili klub nëpërmjet përfaqësuesve të tij mund të sjellë idetë për mbarëvajtjen e Unionit. Për këtë arsye ftohen përfaqësues nga të gjithë klubet të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor të kryesisë së re të Unionit me datë 18 Mars, ora 13.00 në adresën e mëposhtme:

Brandbachstrasse 10

8305 Dietlikon

ne lokalet e firmes ENB.

Ju faleminderit dhe mirupafshim!

 

 

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,539 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kupa e Zvicrës, mundësi për triumf edhe për pesë futbollistët shqiptarë të FC Zürichut

Cyrih, më 23 Maj 2018 Të dielën më 27 Maj 2018, në Stad de Suisse …

Lini një Përgjigje