Breaking News
Home / Lajme / Albian Ajeti e kthen në rrugën e fitoreve FC Baselin (Video)
FC Basel 1893 - FC Sion

Albian Ajeti e kthen në rrugën e fitoreve FC Baselin (Video)

Basel, me 18 Mars 2018

Është futbollisti shqiptar, Albian Ajeti që më golin e tij në minutën e 69-të, i ka sjellë fitoren e parë ekipit të FC Baselit pas një muaj e tetë ditë, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Stocker, njëzet minuta para mbylljes së takimit, pasoi për Ajetin i cili më të parën goditi dhe futi topin  në rrjetë.

FC Baseli triumfoi përballë ekipit të parafundit në Ligë FC Sionit. Kjo ishte fitorja e parë pas tre humbjeve radhazi në Kampionat dhe në përgjithësi pas shtatë humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Në mesfushën e FC Baselit luajti edhe Taluant Xhaka. Te Sioni Ermir Lenjani zhvilloi ndeshje të plotë, ndërkaq kapiteni Pajtim Kasami u zëvendësua në minutën e 67-të.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Video: Teleclub Sport

Foto: ©Sacha Grossenbacher

FC Basel 1893 – FC Sion

 2,143 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: