Home / Lajme / Feti Demolli zgjidhet Kryetar i ri i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

Feti Demolli zgjidhet Kryetar i ri i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër

Cyrih, me 18 Mars 2018

Feti Demolli, kryetari aktual i KF Bashkimit Siebnen është zgjedhur Kryetar i ri i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur Cyrih, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Të nderuar adhurues dhe dashamir të klubit ton KF BASHKIMI. Unë kryetari i klubit Feti Demoli, dua të ju njoftoj që sot është mbajtur kuvendi i UNIONIT TË KLUBEVE SHQIPTARE NË ZVICER, i cili përmbahet prej 27 ekipeve shqiptar, ku dhe mu dha besimi që për 4 vitet e ardhshme të jem kryetar i UNIONIT. Dua që ta falënderoj UNIONIN dhe kryesin e mëparshme për besimin që ma dhuruan. Do të mundohem bashkërisht më kryesin e re, që ti udhëheqim proceset përpara. Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e juaj”, thuhet në mesazhin e Kryetarit të ri të UKSHFZ-së, Feti Demolli.

Kryetari i parë dhe i deritanishëm i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, ka qenë Skënder Thaçi. UKSHFZ-ja është themeluar në Nëntor të vitit 2014.

Kryesia e Unionit ka dhënë dorëheqje para një viti. Ne kuvendin zgjedhor te organizuar një vit më parë nuk u zgjodh kryesi e re pasi mungonin pothuajse gjysma e përfaqësuesve te klubeve te Unionit.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,427 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: