Breaking News
Home / Lajme / FC Kosova e Cyrihut siguron vend në garat e Kupën e Zvicrës

FC Kosova e Cyrihut siguron vend në garat e Kupën e Zvicrës

Cyrih, me 18 Mars 2018

Me fitoren 2:1 ndaj FC Wettswil-Bonstetten, FC Kosova e Cyrihut ka siguruar vend në raundin kryesor të Kupës së Zvicrës, që do të nisin në Vjeshtë të këtij viti, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Deri në minutën e 65-të, mysafirët kishin epërsinë 0:1 të krijuar me autogolin e Emir Sinanoviçit në minutën e 38-të. Për katër minuta FC Kosova përmbysi rezultatin dhe e mori në dorë ndeshjen. Genc Krasniqi në minutën e 65-të me Kokë e barazon rezultatin dhe Almir Murati katër minuta më vonë e solli fitoren e ekipit të vetëm shqiptar në Ligën e Parë të Zvicrës.

FC Kosova në garat kualifikuese të Kupës ka zhvilluar dy ndeshje, me rezultat të ngjashëm 1:2 e mundi FC Langenthalin në Tetor të vitit të kaluar dhe së fundmi FC Wettswil-Bonstetten me rezultat 2:1.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto: FCWB

823 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: