Home / Lajme / KF Bashkimi Siebnen gati dy muaj përgatitet për nisjen e sezonit pranveror

KF Bashkimi Siebnen gati dy muaj përgatitet për nisjen e sezonit pranveror

Siebnen, me 20 Mars 2018

KF Bashkimi Siebnen, ekipi i vetëm shqiptar në Kantonin e Schwyzit në Zvicër, nga muaji Shkurt ka nisur me përgatitjet para nisjes së sezonit pranveror në Grupin e 2-të të ligës së 4-r të Cyrihut, përcjellin.

Kushtrim Berisha, Shef Sportiv i KF Bashkimit në deklaratën për RadioVala dhe Albsport.ch , tha se zhvillojnë stërvitje tre herë në javë,

“Këtu dalim njëherë në vrapim, njëherë Fitnes në Sallë dhe njëherë luajmë Indoor Futboll në Sallë. Kemi pas dhe lojë miqësore para përgatitjeve në Spanjë. Në Spanjë ishim prej të Martës me 27.02.2018 e deri të Dielën 04.03.2018, ne Benicasim ku kemi bërë disa stërvitje dhe ashtu një lojë miqësore”, deklaroi Shefi Sportiv i KF Bashkimit të Siebnenit, Kushtrim Berisha. Të dielën e fundit KF Bashkimi luajti ndeshjen e radhës miqësore kundër FC Rüti 2 të cilin e humbi me rezultat 2:3.

Ndërkaq këtë të Diel, në Cyrih KF Bashkimi do të ndeshet me FC Bosna Zürich 1 në kuadër të Kampionatit në Ligën e katër të Zvicrës.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,263 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: