Home / Lajme / FC Luzerni mban Idriz Vocën deri në vitin 2021

FC Luzerni mban Idriz Vocën deri në vitin 2021

Luzern, me 21 Mars 2018

Klubi i FC Luzernit ka bërë të ditur se e ka vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin shqiptar nga Kosova, Idriz Vocën deri në Qershor të vitit 2021, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

“Ne jemi të kënaqur për të njoftuar se FCL ka vazhduar kontratën me Idriz Vocën deri më 30 qershor 2021. FC Luzern falënderon Idriz Vocan dhe i uron atij gjitha të mirat dhe me shume sukses“, thuhet në njoftimin e FC Luzernit, klubit nga Super Liga e Zvicrës.

Koordinatori i Sportit i FC Luzernit, Remo Meyer ka deklaruar se “Idrizi ka potencial të madh – jemi shumë të kënaqur që ai ka vendosur të vishet Kaltër dhe Bardhë në të ardhmen“, ka thënë Meyer.

Njëzet vjeçari tanimë edhe futbollist i Kombëtares së Kosovës, me ekipin e FC Luzernit në Super Ligën e Zvicrës ka debutuar në Prill të vitit 2017. Kurse nga sezoni 2017/18, Idriz Voca u bë lotar i rëndësishëm i FC Luzernit duke filluar çdo ndeshje të kampionatit.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto: FCL

1,341 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Benjamin Kololli futbollisti shqiptar me më shumë asistime në Super Ligën e Zvicrës

Lozanë, më 4 Prill 2018 Mesfushori Benjamin Kololli është futbollisti shqiptar me më shumë asistime …

Lini një Përgjigje