Breaking News
Home / Lajme / Fitore e merituar e FC Ilirisë së Solothurnit në nisje të fazës së dytë të sezonit

Fitore e merituar e FC Ilirisë së Solothurnit në nisje të fazës së dytë të sezonit

Solothurn, me 25 Mars 2018

FC Iliria e Solothurnit ka nisur me një fitore të merituar ne ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Iliria dominoi qe ne fillim lojën. Shanset nuk mungonin por goli mungoi në pjesën e parë. Sasso, Basini dhe Sulejmani patën shanset më të mira në këtë pjesë. Härkingen u dukë në portën tonë një herë të vetme por rrezikshëm duke goditur shtyllën e Obrechtit, thuhet në njoftimin e FC Ilirisë.

“Minuta e parë e pjesës së dytë solli golin e shumëpritur. Sasso prej pothuajse 30 metra mposhti portierin kundërshtar me një gjuajtje te bukur. N[ një moment pakujdesie barazoi Härkingen 10 minuta me vone. Pesë minuta më vonë hyn në loje Ramani, sot (dje)  për shkak të dëmtimit jo prej fillimit. As dy minuta në lojë dhe shënon mes tre kundërshtareve fuqishëm dhe sakte. Härkingen përgjigjet brenda minutës dhe barazon përsëri. Ky ishte dhe shansi i fundit për Härkingen, ku duhet theksuar efektiviteti. Ne 90 minuta u shfaq vetëm tre here para portës sonë duke shënuar dy gola dhe goditur shtyllën. Pese minuta me vone ishte përsëri Ramani qe asiston Arifin që shënon nga 16 metershi. Për rezultatin përfundimtar ishte përsëri Ramani qe vulosi rezultatin e kësaj ndeshje. Loje e mirë e ekipit në një loje Fairplay nga të dy ekipet”, thuhet më tej në njoftimin e FC Ilirisë..

Pas dy ditësh, të Mërkurën FC Iliria në Solothurn luan në gjysmëfinalen e Kupës, kundër  SC Fulenbach.

 

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

1,116 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: