Home / Lajme / FC Besa e St. Gallenit fillon me fitore bindëse, shkëlqejnë Frrokaj dhe Cekaj

FC Besa e St. Gallenit fillon me fitore bindëse, shkëlqejnë Frrokaj dhe Cekaj

St. Gallen, më 2 Prill 2018

FC Besa e St. Gallenit ka bërë një nisje shumë të mirë në pjesën e dytë të sezonit në ligën e 3-të grupin e 2-të të Zvicrës Lindore. Ekipi “Kuq e Zi”, ka triumfuar 5:1 kundër FC Teufenit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Në dhjetë minutat e para FC Besa FC Besa krijon epërsinë prej dy gola dhe paralajmëron triumfin. Nobert Frrokaj dhe Mentor Gashi i shënuan dy golat e parë. Mysafirët kanë barazuar rezultatin pesë minuta para mbylljes së pjesës së dytë. E ndërkaq në pesëmbëdhjetë minutat e fundit shkëlqen Granit Cekaj dy shënuar dy gola, ndërsa Nobert Frrokaj shënon edhe golin e dytë. Vlen të përmendet edhe penalltia e mbrojtur nga portieri i FC Besës, Samir Hoxhiç në minutën e 81-të.

FC Besa renditet e treta në tabelë me 24 pikë, dy më pak se vendi i parë.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

17,665 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Benjamin Kololli futbollisti shqiptar me më shumë asistime në Super Ligën e Zvicrës

Lozanë, më 4 Prill 2018 Mesfushori Benjamin Kololli është futbollisti shqiptar me më shumë asistime …

Lini një Përgjigje