Home / Lajme / Shkëlqimi dhe shpërthimi i Taulant Xhakës (Video)

Shkëlqimi dhe shpërthimi i Taulant Xhakës (Video)

Bern, me 2 Prill 2018

Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka ishte lojtari më i dalluar në derbin zviceran midis BSC Young Boysit dhe FC Baselit. Taulanti përveç se ishte më dalluari më lojë, ai shkëlqeu edhe me golin e bukur të shënuar nga largësia, që la pa fjalë mbi 31 mijë dashamirë të futbollit në Stade de Suisse, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Gjatë gjithë lojë Xhaka kontrolloi lojën e mysafirëve dhe në të shumtën e rasteve edhe prishi shumë iniciativa dhe kundër zbritje të vendasve. Kjo ishte nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni.

I dalluar ishte edhe Albian Ajeti, por atë nuk e deshi fati që të shënoje. Pati dy raste të pastra për shënim, ndërsa më i miri ishte në minutën e 73-të kur e goditi shtyllën.

Derbi i mbyll me barazim 2:2 dhe gjasat janë shumë të mëdha që ekipi nga Berni muajin e ardhshëm të shpallet Kampion i Zvicrës pas 31 vitësh.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto: ©Uwe Zinke,

Video: SFL

2,622 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Alban Pnishi nga Zvicra transferohet në Izrael te Bnei Sakhnin

  Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Alban Pnishi nga kampionati zviceran, Super Liga është transferuar në …

Lini një Përgjigje