Home / Lajme / Ikja në Heshtje (Video

Ikja në Heshtje (Video

6 Prill 2018

Viteve të fundit në opinion, zëshëm se kurdo herë më parë, është aktualizuar cështja e largimit të të rinjve nga Maqedonia. Për pakënaqësinë e qartë të të rinjve nga situatat në shoqëri dhe dëshirën për t`u larguar nga vendlindja në kërkim të një jete më të mirë, kuptojmë përmes bashkimit të tyre të organizuar në shenjë të protestës, komenteve revoltuese në rrjetet sociale, zhdukjeve të filloristëve nga shkollat,shembujve personal dhe përvojave të atyre që janë larguar si dhe hulumtimeve që janë bërë në këtë temë. Mungojnë të dhëna zyrtare, lidhur me atë nëse ky trend me të vërtetë ekziston dhe sa është masovik. Vlerësimi I Bankës Botërore është se jashtë Maqedonisë jetojnë dhe punojnë 29% e qytetarëve me arsim të lartë. Njëkohësisht Sipas Forumit Ekonomik Botëror, lidhur me aftësinë e Maqedonisë që ti mbajë në vend qytetarët e talentuar me shkollim të lartë e radhit vendin tonë në vendin e 129-të nga 140 vende të ranguara. Mungesën e tyre në vend, më së shumti e vërrejnë kompanitë e suksesshme, përmes jehonës së dobët të shpalljeve për punë në pozicione që kërkojnë dituri specifike dhe kompetenca. Largimi I të rinjve tashmë është bërë trend, një process që ka filluar qëmoti dhe që merr përmasa shqetësuese…Në këtë edicion të emisionit “Në Fokus” do të flasin profesorë universitarë, studentë, të rinjë që po largohen, ekspertë, gazetarë në vendet e perëndimit, por edhe qytetarë të thjeshtë të cilët dita-ditës e ndjejnë mungesën e rinisë dhe zbrazjen e vendbanimeve … Një Ikje në Heshtje … Ishte tema e emisionit “Në Fokus” në ArtChannel…

1,330 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Florijana Ismaili zgjidhje për Zvicrën kundër Skocisë

Bern/Schaffhausen, me 3 Prill 2018 Trajnerja e Kombëtares së Zvicrës në Futboll për Femra, Voss-Tecklenburg …

Lini një Përgjigje