Breaking News
Home / Lajme / RADIOVALA, përvjetori i 6-të i Themelimit

RADIOVALA, përvjetori i 6-të i Themelimit

Dhjetë Prilli, kjo datë, për mua do të mbetët nga më të rëndësishme në jetën time si Gazetar.

Sot mbushim 6 vjet prej kur shpërndamë valët e para të informacionit në Gostivar dhe mbarë botën në adresën www.radiovala.com.

Nisëm me idenë që Gostivarit dhe gostivarasve tua japim adresën e duhur të informacionit. Këtij qëllimi iu përkushtuam dhe hapëruam sa patëm mundësitë, por e rëndësishmja ishte dhe është dëshira për të bërë më të mirën e mundur. Qëllimit ia arritëm dhe e morëm vendin e merituar, me punën, besueshmërinë, me informacionet e verifikuara dhe mirë të kontrolluara. Lëvizjet në jetën time private gjithsesi se e prekën edhe RadioValën.

Në fillim të vitit 2015, jetës time i dhashë një rrugë të re, rrugë në të cilën e mora edhe RadioValën.

Hovi dhe qëllimi parësor mori rrugën e re, sepse koha dhe vendi imponoi që më të përkushtohem dhe veproj edhe në një vend tjetër, pra në Zvicër.

Për mua, pas Gostivarit, Zvicra u bë vendi i dytë më i rëndësishëm që duhej të nisja të shtrihem.

Ky përvjetor, ka dy momente që do ti veçoj dhe evidentoj. E para se www.radiovala.com për fat të keq nuk e ka mundësinë që të jetë e pranishme me ngjarje dhe aktivitete në Vendin e lindjes, jo se kemi hequr dorë, mirëpo mundësitë janë të tilla që më mirë të themi nuk mundemi se sa të arsyetohemi.

Momenti më i bukur dhe që më bën KRENAR dhe ky emër do të mbetët Historik padyshim se janë Akreditimet e shumta të RADIOVALËS dhe mua si Gazetar në ngjarje të mëdha të sportit ndërkombëtar, siç janë Akreditimi nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA, Akreditimi për UEFA Finalen e Super Kupës së Europës në Shkup, midis Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Akreditimi për ndeshjen e UEFA Ligës së Kampioneve midis FC Baselit dhe Manchester Unitedit, Akreditimi për ndeshjen Kualifikuese për Kupën e Botës midis Kombëtareve të Femrave të Zvicrës dhe Shqipërisë, Akreditimi për ndeshjen e UEFA Europa Ligës midis BSC Young Boysit dhe KF Skënderbeut dhe hedhja e shortit për UEFA Ligën e Kombeve në Lozanë të Zvicrës.

Falënderoj qindra familjarë, miq, shokë, institucione, klube, sportistë, njerëz të njohur e të panjohur që më nga ndihmuar në vazhdimësi.

Punojmë që sa më shpejtë të ngrihemi dhe zgjerohemi, gjithmonë në bazë të mundësive të kapacitetit.

 

Kasam Selimi

Themelues i RadioValës www.radiovala.com

 

Gostivar/Bern, me 10 Prill 2018

4,128 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: