Breaking News
Home / Lajme / Super Liga e Zvicrës në Futboll përvoja më e re për gazetarin e RadioValës, Kasam Selimin

Super Liga e Zvicrës në Futboll përvoja më e re për gazetarin e RadioValës, Kasam Selimin

Të Shtunën do të bëj hap edhe në Super Ligen e Zvicrës, një ditë historike!

Pas përvojës së fituar në ndeshjet e UEFA Liges së Kampioneve, UEFA Europa Liges, Finalen e Super Kupës së UEFA-s, UEFA Shortin për Ligen e Kombeve dhe ndeshjes kualifikuese, për Kupën e Botës për Femra, të Shtunën për herë të parë do të bëj hap edhe në Kampionatin e Zvicrës.

Si Gazetar i RadioValës, sot jam Akredituar për ndeshjen e javës së 32-të të Super Liges së Zvicrës midis BSC Young Boysit dhe FC Luzernit. Këtë ditë, me gjasa shumë të mëdha BSC Young Boysi do të Shpallet Kampion i Zvicrës pas 32 vitesh, kuptohet nëse e fiton ndeshjen ndaj mysafirëve.

Sidoqoftë, për mua kjo do të jetë një ditë e shënuar, ngaqë e plotësoj edhe një pikë nga pritjet dhe synimet afatgjate.

Me dëshirën, gatishmërinë dhe vullnetin që kam, dua të arrij aty ku mund të jap kontributin tim më të madh për shoqërinë tonë, promovimin dhe mbështetjen e talentëve dhe sportit, veçanërisht sportit shqiptarë këtu në Zvicër.

Këtë rrugë nuk mund ta bëj i vetëm, Mbështetje dhe Përkrahje, do të thotë arritje e përbashkët dhe hapje të rrugëve të suksesit.

Me RadioValën hapërojmë ngadalë dhe durueshëm edhe pse jo aq sa duhet, mirëpo gjithmonë në kuadër të mundësive që i kemi.

Falënderoj duke nisur nga familja, shoqëria, sportistët, klubet sportive, institucionet e ndryshme për përkrahjen, shtytjen dhe motivimin.

 

Bern, më 26 Prill 2018

 

Kasam Selimi

Gazetar

RadioVala

906 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: