Bern, më 28 Prill 2018
BSC Young Boys Bern janë kampionët e rinj të Zvicrës në Futboll, në sezonin 2017/18, përcjellin RadioVala.com dhe Albsport.ch.
Ekipi Verdhë e Zi u bë Kampion pas 32 vjetësh. Për herë të fundit kishin qenë në vitin 1986.
Në javën e 32-të, në ditën kur YB u shpallën edhe zyrtarisht të parët e Zvicrës, u ndeshen me FC Luzernin të cilët u shkaktuan vështirësi deri në fundin e takimit.
Christian Schneuwly “heshti”, publikun vendas në Stad de Suissen me golin e shënuar për vendasi në minutën e 47. Katër minuta më vonë, mesfushori shqiptar Idriz Voca ndërhyn ndaj Christian Fassnachtit dhe ky i fundit fiton penallti. Guillaume Hoarau shënoi dhe riktheu shpresën e madhe të vendasit. Ky moment ishte edhe rikthimi i madh për ekipin Bernit.
Por, problemi te Berneret ishte Roger Assale i cili humbi rasti e pastër për përmbysje të rezultati në minutën e 64 kur u gjend ballë për ballë me portierin mysafir Omerlin që e mbrojti golin. Rastet e keqpërdorura nga Assale mund ti kushton shumë YB-së, nëse nuk do të ishte heroi i këtij takimi, portieri Marco Wölfli mbrojti penlltinë e Valeriane Gvilias në minutën e 74-ër.
Edhe ky moment i dha shpirt dhe motiv për të besuar ekipit të trajnerit Adi Hütter që me mençuri nga loja e largoi Assalen dhe inkuadroi në lojë Jean-Pierre Nsame. Nsame u bë protagonisti kryesor i ndeshjes, kur në minutën e 88-të goditi me të parën dhe ia solli BSC Young Boysit, titullin Kampion të Zvicrës pas 32 vitesh.
Festa vetëm se nisi, sytë ishin të drejtuar nga Stephan Klossner referi i këtij takimi i cili më të firshëlluar, “shkaktoi” tërmet në Stad de Suisse ku u futën pothuaj se i gjithë publiku në stadium për të festuar bashkë me futbollistët dhe ekipin, deri në orët e vona të ditës së Shtunë.
Kulmi i festës ishte me paraqitjen e të gjithë ekipit të BSC Young Boysit në shkallet e stadiumit duke festuar bashkë me tifozët e zemrës, për të cilët kjo ditë ishte pritur mbi 30 vite, e për shumëkënd ishte festa e parë e përjetuar.
Këtë ndeshje dhe festë e përcolli drejtpërdrejtë edhe gazetari i RadioValës, Kasam Selimi që ishin të Akredituar nga ekipi vendas. Ky ishte rasti i parë të merrnim pjesë në një ngjarje, ndeshje ku vendosej fati i kampionit të ri në Ligen e Zvicrës.
Do të jetë një datë dhe ditë e shënuar edhe për RadioValën dhe për mua si Gazetar.
@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch
4,639 total views, 1 views today