Breaking News
Home / Lajme / Gol shqiptarësh, Kryeziu asiston Demhasaj shënon, Luzerni forcon pozitën e 3-të (Video)

Gol shqiptarësh, Kryeziu asiston Demhasaj shënon, Luzerni forcon pozitën e 3-të (Video)

Luzern, më 5 Maj 2018

Hekuran Kryeziu dhe Shkeqlim Demhasaj ia kanë siguruar fitoren e fundit FC Luzernit në ndeshjen ndaj Luganos, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Luzerni fitoi me rezultat 2:0, e ndërkaq Hekuran Kryeziu dhe Demhasaj e krijuan dhe e realizuan golin e dytë, golin e sigurisë për vendasit.

Kjo edhe pse nuk i garanton pozitë të tretë të sigurt, megjithatë tani për tani FC Luzerni e forcon këtë pozitë.

Tre ndeshjet e fundit të FC Luzernit janë tepër të vështira, pasi që përballet me konkurrentët e drejtpërdrejtë FC St. Gallenin, FC Graschoppersin dhe FC Baselin.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Video Teleclubsport:

1,436 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: