Breaking News
Home / Lajme / FC Kosova e Gjenevës deri në javën e fundit do lufton për vendin e parë

FC Kosova e Gjenevës deri në javën e fundit do lufton për vendin e parë

Gjenevë, më 9 Maj 2018

Më i paqarta përfundimi prej ekipeve shqiptare në Zvicër që këtë vit po pretendojnë për ngritje më lartë mbetët për FC Kosovën e Gjenevës, që duhet të luftoj deri në ndeshjen e fundit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

FC Kosova dy takime para përfundimit të sezonit ka pikë të barabarta me Olimpique de Geneva që mban vendin e parë vetëm për shkak të golaverazhit më të mirë. Kundërshtarët e ekipit të vetëm shqiptar në Gjenevë janë konkurrenti i drejtpërdrejtë që gjendet në pozitën e tretë vetëm një pikë larg Kosovës dhe Olimpique de Geneva, FC Vernier dhe FC VersoIx nga vendi i katërt.

Takimin e parafundit, FC Kosova e zhvillon të dielën me 13 Maj si mysafir i FC FC Versoixit, kurse takimin e fundit e zhvillon më 27 Maj, para publikut të vet, ndaj FC Vernierit.

FC Kosova garon në Ligen e 2-të të Gjenevës dhe në rast se përfundon në vend të parë, do të ngjitej në Ligen e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

3,527 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: