Breaking News
Home / Lajme / Zvicrës U17 nuk i mjafton fitorja, eliminohet nga Europiani Angli 2018

Zvicrës U17 nuk i mjafton fitorja, eliminohet nga Europiani Angli 2018

Sheffild, më 10Maj 2018

Fitorja minimale nuk i ka ndihmuar Zvicrës U17që të siguroj vend në çerekfinalen e kampionatit Europian Angli 2018, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Ekipi i Zvicrës e mundi vendin organizator, Anglinë me rezultat 1:0. Një gol i anuluar në minutën e 74-r e “eliminoi” Zvicrën.

Zvicra përfundoi me pikë të njëjta, me nga gjashtë sa Italia, Anglia, por për shkak të dallimeve në gola garat i mbylli më herët.

Trajneri i Zvicrës, Stefan Marini është shprehur i zhgënjyer dhe ka theksuar se ka qenë një ndeshje e madhe e bërë nga ekipi i tij. “Ne kemi gjashtë pikë, dy fitore dhe jemi të eliminuar, është e tmerrshme për lojtarët”, ka deklaruar Marini, trajneri i ekipit U17 të Zvicrës.

Për Zvicrën këtë kampionat luajtën edhe dy futbollistë shqiptarë Tician Tushi dhe Bledian Krasniqi, kurse për shkak të lëndimit aspak nuk luajti edhe Drilon Kastrati. Tushi shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Izraelit që zviceranët e mundën me rezultat 3:0.

 

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

Foto:UEFA

2,584 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: