Breaking News
Home / Lajme / Foto Lajm: Ezgjan Alioski e ndoqi ndeshjen e ish skuadrave të tij në Bern

Foto Lajm: Ezgjan Alioski e ndoqi ndeshjen e ish skuadrave të tij në Bern

Bern, më 13 Maj 2018

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski ka ndjekur nga afër ndeshjen midis dy ish skuadrave të tij në Zvicër, BSC Young Boysin dhe FC Luganon, përcjellin ekskluzivisht RadioVala dhe Albsport.ch.

Pas takimit, gazetari i RadioValës dhe Albsport.ch, Kasam Selimi bashkëbisedoi shkurt me futbollistin Ezgjan Alioski dhe realizuan një fotografi të përbashkët.

Mesfushori sulmues Ezgjani Alioski në Zvicër karrierën e ka nisur të ekipi i dytë i BSC Young Boysit, për të vazhduar më pas te FC Schaffhaueseni dhe më pas deri në sezonin 2016/2017 ka luajtur te FC Lugano, në Super Ligen e Zvicrës.

Tani është pjesë e ekipit të Leeds Unitedit në Angli.

@Kasam Selimi @RadioVala @Albsport.ch

2,372 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Gostivari pasurohet edhe me një akademi për portjer

Nga data 15.10.2018 (e Hënë) në Gostivar do të fillon me punë akademia për portjer të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: