Home / Lajme / Gostivarin e penguan, por nuk ndalët rruga për në Ligen e Parë e nisur nga Mensur Jakupi

Gostivarin e penguan, por nuk ndalët rruga për në Ligen e Parë e nisur nga Mensur Jakupi

Gostivarin e penguan, por nuk ndalët rruga për në Ligen e Parë e nisur nga Mensur Jakupi

Bern/Gostivar, më 15 Maj 2018

Të shtunën e shkuar Gostivari ishte në hap përpara për tu ngjitur në Ligen e Parë të Maqedonisë, por për fatkeqësisht u pengua dhe u lëndua në minutën shtesë në një ndeshje ku kundërshtar ishte një ekip shqiptar. Ëndrra nuk u shua, mirëpo vështirësua.

E shkuara është e shkuar, por nuk duhet harruar. Gostivari ishte skuadra më stabile dhe bindësi këtë sezon të gjatë, që me vet kontribut dhe pa asnjë shtytje, ishte lartë dhe ishte afër që të ngritët aty ku e ka projektuar rrugën, strategu gostivaras, Mensur Jakupi dhe udhëheqësia e klubit, herët e që moti, në Ligen e Parë.

Gostivari u pengua në çdo formë që tjerët kishin në dispozicion bashkë me tanët. Sekush që ka hile le ti vret ndërgjegja, por Gostivarin nuk do mund ta ndalin.

Sezoni u stërgjatë dhe nga e shtuna për Gostivarin menjëherë do nis një edicion i ri. I njohë dashamirët e futbollit dhe tifozët, i kemi më të mirë dhe më besniket. Them me të mirë dhe besnikët se janë aty gjithmonë.

Të shtunën trajnerit Mensur Jakupi, kryesisë dhe sidomos futbollistëve që e kemi një nga skuadrat më më prespektivë i duhet mbështetja e çdo gostivarasi, çdo shqiptari në Maqedoni.

Gostivari e meriton vendin në Ligen e parë, për shumë arsye.

Futbollit i kemi dhënë shumë futbollistë legjendar, shumë klube i kemi pasuruar me talentë, e kemi infrastrukturën më të mirë sportive në këto anë. Gostivari me në krye Mensur Jakupin kanë punuar në Projekt me dy drejtime afatgjate, e para në ndërtimin e një klubi stabil, kryesisht me të rinj dhe të talentuar dhe ngritja e klubit në ligen elitare të vendit.

Të shtunën nevojitet përkrahja që të triumfohet ndaj Makedonija Gj.P, e që më pas të niset beteja e balotazhit për inkuadrim në Ligen e Parë.

Mesazh nga Gazetari i RadioValës, Kasam Selimi

4,156 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Elezi: Mjete te reja prej 6,5 milion euro për komunat për infrastrukturë dhe kopshte

Komunat do të mund të aplikojnë për 6,5 milion euro për projekte kapitale përmes Projektit …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: